Maqedonia e Veriut regjistroi fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, pasi mposhti 0-3 Letoninë në transfertë.

Një ndeshje pa shumë histori, me maqedonasit që mbyllën llogaritë shumë shpejt. Atanasov zhbllokoi takimin në minutën e 35-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë realizuan edhe dy herë të tjera me Qamilin në minutën e 70-të dhe Elmas në minutën e 93-të.

Me këtë triumf, Maqedonia e Veriut mban vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, me 7 pikë, pas dy fitoreve dhe një barazimi në tre ndeshjet e luajtura. /tvklan.al