Këtë të shtunë, do të luhen tetë ndeshje, të vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kombeve.

Vëmendje të madhe merr sfida mes Serbisë dhe Zvicrës. Granit Xhaka, që shpesh është bërë objekt diskutimi, do të sfidojë sërish serbët, këtë herë në shtëpinë e tyre. Mesfushori me origjinë shqiptare është mëse i motivuar për të lënë shenjë në këtë përballje.

Ky takim është planifikuar të luhet në orën 20:45, ashtu si ndeshjet e tjera në Ligën A, si Poloni-Portugali dhe Spanjë-Danimarkë.

Kosova luan me Lituaninë në transfertë, duke nisur nga ora 15:00, në sfidën e vlefshme për Grupin C2. Në të njëjtin grup, luhet edhe përballja mes Rumanisë dhe Qipros.

Përballje interesante është edhe ajo mes Kroacisë e Skocisë.

NDESHJET E SOTME:

/tvklan.al