Projektligji i legalizimeve të zonave informale është miratuar në komisionin parlamentar të ekonomisë. Deputetët e pozitës dhe opozitës rrëzuan variantin e qeverisë që propozonte një skemë që mundësonte përfitimin e fondeve për infrastrukturën e zonës. Palët ranë dakord që kompensimi i pronarëve të vjetër të tokës të bëhet duke iu referuar ligjit të pronave që do të thotë sipas vlerës aktuale të tregut. Pronarët e rinj gjithashtu do të pagujanë tokën sipas vlerës së tregut, por edhe disa taksa lokale.

Gjatë diskutimeve në komisione, ligjit të legalizimeve i janë hequr kufizimet në territorin e zonës informale. Ky ligj gjithashtu nuk parashikon fatura të përcaktuara qartë. Të dy këto elemente priten të vendosen nga KRRTRSH-ja dhe nga vendime shtesë të qeverisë. Projektligji pritet të kalojë për miratim mes kontestimeve të opozitës ditën e enjte në parlament. /tvklan.al