“E bëra për vetëmbrojtje, këtij versioni i qëndroj”, kështu ka deklaruar në sallën e gjyqit Esmerald Balla, për vrasjen e babait të tij.
Avokatja e tij mbrojtëse ka shtuar se ditën e ngjarjes, 30 vjeçari ka kryer aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së thellë psikike.
“Autori është vënë në dijeni nga babai se shuma e lekëve ishte marrë nga ai dhe se duhet të paguanin këstin e parë të punimeve të kryera në shtëpi. Ishte ai personi që punonte çdo ditë me të atin dhe kur u njoftua se lekët mungoni, i ati nisi ta ofendonte. I riu ka shkuar dy herë në spital se u trondit thellë…”, është shprehur avokatja sa i takon motivit të krimit.
Ndërsa avokati i Edison Brahja, i cili akuzohet për “fshehje të kufomës”, ka pretenduar se arrestimi i tij është i paligjshëm.
“Policia për të përligjur arrestimin e tij e ka marrë në pyetje, i ka thënë thuaj të vërtetën dhe ik në shtëpi. Pasi ai thotë s’di gjë. Prokuroria nuk i ka pretendimet e sakta.”
Megjithatë, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për të dy të rinjtë.
/tvklan.al