Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 vjeçarin Esmerald Balla dhe bashkëpunëtorin e tij në vrasjen e babait, Edison Brahja. Ndaj Ballës rëndojnë akuzat e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ndërsa për Brahjan, ajo e “fshehjes së kufomës”.

Në videon e siguruar nga Klan News shihet Esmeraldi në sallën e gjyqit, që mban duart në kokë. Ai jep përgjigjiet për çdo pyetje që i drejtojnë togat e zeza. Ajo që bie në sy është shprehia e fytyrës kur pyetet për emrin e babait…


“E bëra për vetëmbrojtje, këtij versioni i qëndroj”, kështu deklaroi ai kur u pyet për motivin e krimit.

I riu i mori jetën babait të tij 62 vjeçar më 13 Gusht 2024 dhe më pas ia hodhi trupin në pus. Dy ditë më vonë ai denoncoi në polici zhdukjen e të atit, Enver Balla, me pretendimin se ai kishte shkuar me pushime me një grua të panjohur.

Versionet e tij kontradiktore për rastin i bënë hetuesit të dyshojnë që në fillim. Ai i u rimor në pyetje më datë 3 Shtator 2024, ditë kur rrëfeu krimin e kryer.

Shkak deri më tani dyshohet të jenë konfliktet për 75 milionë lekë të vjetra, të cilat ende nuk dihet me saktësi se kujt i përkisnin.

/tvklan.al