Nga kongreset e partive politike te festivalet e këngëve, në këtë skenë e vetmja që nuk kishte hipur ishte trupa kombëtare e baletit. Pallati i Kongreseve që i duhet të ndryshojë kundrinorin sipas aktivitetit që mirëpret, nga 14 deri në 16 Prill, do të jetë Pallati i Operas. Aty do të strehohen artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, sa herë këtij institucioni do ti nevojitet për të vënë shfaqje.
Dhe i tillë është edhe “Liqeni i Mjellmave”. Baleti ri-vihet në skenën shqiptare. Koreografia është realizuar nga bashkëshortët Enada Hoxha dhe Gerd Vasos, që nuk i kanë ndryshuar formën, pra atë klasike, por e kanë zhvendosur në Amerikën e viteve 1940-50.
E gjithë salla që e ka vërtetuar me kohë që zotëron akustikën e përshtatshme i është përshtatur skenografisë dhe orkestrës. Për tre mbrëmje duke nisura nga e premtja e 14 Prillit, princi Siegfried dhe mjellma Odette do të interpretohen nga tre çifte të ndryshëm balerinësh.
Tv Klan