Një vit me parë morëm një përkushtim për të ndihmuar disa familje të dëmtuara nga tërmeti. Çfarë ka ndodhur me ta?
“Quiz me 5 yje” – Jorina Osmani fiton 1320 euro!
Informacion, shije gatimesh dhe zbavitje me konkurrenten Jorina Osmani. Çfare sfidash e presin Jorinen?
Borxh 40 mijë euro për të gjetur djalin e rrëmbyer!
Baba dhe bir janë bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” ku janë shprehur keq dhe kanë ofenduar rëndë ish-nusen dhe ish-vjehrrë. Sipas tyre ish-bashkëshortja e Taulantit është ndarë sepse nëna e vet ka marrë para dhe ia ka dhënë një burri 50 vjeçar. Ata janë në Greqi, por problemi i madh që kanë është se ajo ka marrë dhe djalin e Taulantit dhe ai nuk e ka parë atë për 8-9 vite me radhë.
Anna Oxa, zyrtarisht shqiptare – “Tani mund të këndosh”!
Këngëtarja e famshme me origjinë Anna Oxa është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka jetuar gjithë jetën e saj në Itali dhe ka zhvilluar karrierën si këngëtare, por origjinën e saj nuk e ka harruar kurrë. Ajo ka aplikuar për pasaportë shqiptare dhe Edi Rama ka shkuar vetë personalisht në Krujë për t’ia dorëzuar.
Pas 30 vitesh, mëson se nuk i ka nënë dhe vëlla
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar një temë jashtëzakonisht e veçantë dhe e pazakonte. Bëhet fjalë për një grua të quajtur Mirela e cila gjithë jetën e saj ka vrapuar dhe shpresuar pas një iluzioni dhe gënjeshtre të thurur nga të tjerët. Ajo është braktisur në jetimore dhe më pas është birësuar nga një familje shkodrane. Pasi zbuloi se ishte e birësuar, Mirela filloi të kërkonte familjen e saj dhe për vite me radhë mendonte që nëna e saj ishte Ismetja e cila e ka refuzuar. Ardit Gjebrea së bashku me stafin, kanë arritur të zbulojnë se zonja Ismete nuk është nëna e saj por, Bajame Ahmeti e cila ka ndërruar jetë direkt pasi ajo lindi./tvklan.al