Elsona është rritur në një familje ku për vite të tëra ka mbizotëruar dhuna fizike e psikologjike për shkak të babait të alkolizuar. Ajo e cila i ka bërë ballë kësaj “stuhie” e vetme dhe me katër fëmijë është Angjelina, mamaja e Elsonës. Çfarë mesazhi ka ajo për të ëmën?
Pas ndarjes me bashkëshorten mbi dy dekada më parë, Enveri i ka rritur i vetëm djemtë e tij. Sot ka ardhur për t’i dhënë bekimin njërit prej tyre. Për çfarë bëhet fjalë? Martini është me fat që ka një baba të tillë të përgjegjshëm i cili ka investuar gjithçka për të dhe vëllain e madh. Enveri i dha bekimin që të fillojë një jetë të lumtur me Kristinën pa e kthyer kokën pas. Një prind është mirë kur fëmijët e tij janë mirë!
Bashkëshortët zihen për shtëpinë, gruaja – burrit: Do të të lë rrugëve deri sa të nxjerrësh kokën
Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti sot në studio rastin e Zhulieta dhe Astrit Avdi nga Korça.
Konflikti bashkëshortor nis me një banesë të blerë në Korçë në vitin 2005 nga zoti Astrit Avdia. Për këtë objekt në një zyrë noteriale janë bërë dy palë dokumente, një kontratë në të cilën tekstet janë njësoj. Por, në këto dokumente, në njërën qëndron firma e Donika Avdi, kunata e zotit Astrit, e cila banon në shtëpinë në fjalë.
Në vitin 2005 Astriti ka nënshkruar një kontratë shit-blerjeje me çiftin Karafili, të cilët kanë ndërruar jetë.
Në vitin 2011 Astriti ka nxjerrë një certifikatë pronësie dhe Avniu, vëllai i tij, pavarësisht se paratë janë paguar nga Astriti, ka thënë se shtëpia i përket atij. Në këtë moment, hapet një gjyq mes vëllezërve për lirim dhe dorëzim sendi, me një pretendim nga Avniu se prona është e tij përderisa në të gjendet firma e bashkëshortes, Donikës. Në hipotekë ndodhet kontrata e firmosur nga Astriti, ndërsa në gjykatë ndodhet ajo e firmosur nga zonja Donika Avdi.
Eni Çobani: Vendimi i gjykatës Korçë rrëzon pretendimin e Astritit dhe prona del në origjinë, te zoti Agron Karafili duke mohuar pagesën dhe është kërkuar një dokument që provon se në datën e firmosjes ka qenë prezent te noterja, e cila thotë se nuk e mban mend këtë. Ke pranuar këtu që ke qëndruar në Belgjikë dhe në një nga pikat e bëra nga gjyqtarët, kërkohet që ju të vërtetonit faktin, njëherë, ke qenë në Gjykatën e Apelit?
Astrit: Kemi qenë të dy. E pyeta Avniun, “më jep kartën”, “nuk e kam”, “ku e ke avokatin?”, “nuk e di”. Unë jam shumë i revoltuar, më beso. Katër vjet më ka lënë rrugëve mua kjo.
Zhulieta: Të kam lënë e do të të lë derisa t’ia nxjerrësh kokën muhabetit.
Astrit: Të të vijë turp kur ti e humb besimin. Kam punuar 10 vjet në minierë për ty dhe mua më sjell këtu, të të vijë turp.
Zhulieta: Këto kulaçkat që ke bërë ti me Donikën, shko e haji tani.
Burri e pranon para gruas live në emision: Të kam tradhtuar, mirë ta kam bërë
Mes debatit të nxehtë sot në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Astrit Avdi tha se e kishte tradhtuar bashkëshorten e tij Zhulieta, dhe u shpreh se ia kishte bërë mirë. Në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” u trajtua një çështje mjaft delikate mes dy bashkëshortësh. Të dy janë nga Korça por prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Belgjikë.
Bëhet fjalë për një shtëpi po në qytetin e Korçës, pronësia e së cilës ka shkaktuar që çifti të mos jetojë së bashku prej 4 vitesh. Zhulieta e ka përzënë bashkëshortin nga banesa pa marrë as rrobat e tij me vete. Më pas ai ka shkuar të qëndrojë në një banesë sociale.
Në certifikatën e pronësisë rezulton vetëm emri i kunatës së bashkëshortit gjë që ka shkaktuar një konflikt i cili nuk po gjen zgjidhje prej kohësh. Zonja Zhulieta tha se dyshonte për tradhëti dhe i shoqi e pranoi publikisht pa asnjë pendesë.
Zhulieta: Unë jam Zhulieta Avdi, lindur dhe rritur në Korçë dhe banuese në Belgjikë. Këtu më ka sjellë një problem shumë i madh që prej vitesh e kam përbrenda. Këtu kam ardhur për zotërinë i cili më ka sjellë në këtë bankë.
Astrit: Si s’të vjen turp nga vetja. Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu?
Zhulieta: Të lutem shumë më lër të shpjegohem.
Astrit: Nuk të lë të shpjegohesh, përse më ke sjellë ti mua këtu moj zonjë?
Zhulieta: Të kam sjellë se e di shumë mirë përse të kam sjellë. Të kam sjellë për atë që i ke falur shtëpinë. Të cilën ne e kemi blerë me shumë mundime. Ti duhet të sqarosh tani si e ke bërë këtë punë. Ti i ke dhënë krahë atyre, je bërë njësh me palën tjetër dhe neve na ke lënë nën hije. Duke ditur që shuma e parave ka dalë nga kjo kockë.
Astrit: Zonjë e nderuar, kam bërë një kontratë me noteren dhe është emri im.
Zhulieta: Çfarë kontrate mor djalë? Këtu figurojnë dy emra. Je ti është edhe Donika. Kush është Donika për ty?
Astrit: Ka mundësi ta shikoj pak?
Zhulieta: Ta shikosh. Urdhëro. Edhe hapi sytë mirë shikoje e lexoje edhe studioje. Çfarë është kjo?
Astrit: Merre. Më sill ti mua, paskam nënshkruar unë edhe ka dalë ajo! Sesi i ka bërë ajo punën as s’më intereson fare. Kontratën e kam bërë unë.
Zhulieta: Por kjo çfarë është more i dashur? Figuron emri i Donikës nuk figuron emri im. Më thuaj kë ke grua se më vjen dhe rëndë ta them. Kë ke grua, ke atë apo më ke mua? Thuaja zonjës Eni e zotit Ardit.
Astrit: Çfarë dyshon ti?
Zhulieta: Po dyshoj, besoj për tradhti zonja Eni.
Eni Çobani: Dyshon për tradhti bashkëshortore. Është e vërtetë?
Astrit: Anën juridike jua kam lënë dhe besuar juve për t’u përgjigjur për anën juridike.
Eni Çobani: Tani më fal, ke marrëdhënie me këtë zonjën ti apo jo?
Astrit: Di unë sesi ka vajtur ai emër zonja Eni.
Zhulieta: Ti duhet të japësh shpjegime në radhë të parë, mua që të kam sjellë këtu edhe zonjës Eni.
Eni Çobani: O Astrit e ke tradhtuar bashkëshorten ti se dy fjalë janë, po jo?
Astrit: E kam tradhtuar. Mirë ia kam bërë. Po e them publikisht këtu. Mirë ia kam bërë!
Zhulieta: Si nuk të vjen zor nga vetja që nxjerr këto fjalë? Kemi 40 vjet martuar, ku vajtën ato 40 vite? Të besova paranë të blije shtëpi për fëmijët, për veten, të rrinim dhe ne si të gjithë njerëzit.
I la dokumentat e shtëpisë të vëllait, Zhulieta i kthehet Astritit: Mos ia var ujkut mëlçitë në qafë
Zhulieta dhe Astrit, dy bashkëshortë kanë një konflikt të fortë mes tyre të cilin kanë ardhur ta zgjidhin me anë të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare”. Në seancën e ndërmjetësimit, bëhet i ditur problemi i shtëpisë së tyre, e cila, sot përdoret nga vëllai dhe kunata e zotit Astrit.
Situata është krijuar për shkak se Astriti, duke qenë në emigrim në Belgjikë së bashku me Zhulietën, i lë njërit prej vëllezërve një prokurë për të ndjekur hipotekimin e shtëpisë, por kjo nuk çohet deri në fund dhe në dokumente përfundojnë të firmosur emra të tjerë.
Astrit:Para 5-6 vjetëve, kemi ikur bashkë me këtë zonjën në Korçë.
Zhulieta: Po, kemi ikur, kemi ikur..
Astrit: Më fal tani, do më lësh të flas apo të iki? Kemi ikur bashkë në Korçë, me fjalën e dy vajzave që kam, mblodhëm ca lekë dhe iu kemi bërë, për respekt, varret atyre pleqve.
Zhulieta: Të nderuar qofshin, ia kemi bërë me gjithë zemër, hallall i paçin.
Astrit:Kjo, një ditë, m’i thotë vëllait, se dosjet ia kisha dhënë atij.
Zhulieta: Po se dosjen ata e kishin përsipër.
Astrit:Po më lër moj të flas, të sqarohem. Ia lashë Fatosit dhe i thotë kjo, e nderuara: “Ti vëlla, më jep çikë atë dosjen, dokumentat që ke” dhe ia dha, m’i kanë ruajtur si sytë e ballit për arsye se unë ata i kisha lënë me prokurë për të ndjekur këto gjyqe në Korçë. Kjo lexon, nuk e di se si, që prej asaj minuti që pa emrin e Donikës, më thërret mua dhe më thotë: “O ti maskara”, s’më lë llaf pa thënë.
Zhulieta: Ndaj nuk më vinin mua dokumentat në dorë se ti paske bërë dumbrallëqe more burrë. Ti ke bërë shumë pisllëqe me këto dosje.
Ardit Gjebrea: Për çfarë bëhet fjalë?
Astrit: Bëhet fjalë për dokumentat e shtëpisë që kisha blerë dhe ia kisha lënë vëllait se ata ndiqnin prokurat, unë isha në Belgjikë me atë, s’di gjë.
Zhulieta: Mos ia var ujkut mëlçitë në qafë, i mbaroje vetë këto punë, ja ku të solli yt vëlla.
Ardit Gjebrea: Kush ishte ujku?
Zhulieta: Ujku? I vëllai, që i la dokumentat për t’ia futur në hipotekë dhe nuk ia futi. Këtë punë duhet ta kishte bërë vetë.
Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ndodhi?
Zhulieta: Çfarë ndodhi, ja ta shpjegojë ai, dokumentat u zhdukën.
Zhulieta: Astriti me mua nuk puqet; bashkëshorti: Ik, kam 4 vite që të kam harruar
Sot në e “Diela Shqiptare”, në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” u diskutua një çështje konflikti pronësie mes dy bashkëshortësh.
Gjithçka nisi kur zonja Zhulieta para 4 viteve gjeti certifikatën e pronësisë të firmosur vetëm nga kunata e saj.
Aty lindën dyshimet e zonjës për një tradhti të mundshme bashkëshortore. Këtë gjë që Astrit Avdi, bashkëshorti, e pranoi publikisht dhe tha se nuk donte të kishte të bënte më me zonjën pasi ajo e përzuri atë nga shtëpia.
Eni Çobani: Nuk dua të lodh publikun se publiku është vetë dëshmitar se çfarë prodhon drejtësia shqiptare. Por ky rast është flagrant, nuk është një rast për ta lënë dhe anashkaluar. Të shikojë me kujdes se çfarë ka ndodhur në gjykimin e kësaj çështje nga gjykata e shkallës së parë, nga gjykata e Apelit Korçë dhe sot ajo është pranë Gjykatës së Lartë e cila nuk ka dhënë një vendim. Zhuli e dashur, unë e kuptoj që edhe shpjegimet e mia ty nuk të qetësojnë sepse juve keni bërë këtë lloj zgjidhje me njëri- tjetrin që për mua nuk është e drejtë. Më vjen dhe shumë keq për Donikën që u shpreh këtu në mënyrë jo qytetare. Fakti që ju shpresoni se e keni fituar, dhe në fakt është e vërtetë që e keni fituar, nuk do të thotë zonjë që ju nuk do të prisni në vazhdim mendimet e tjera që do prodhojë po drejtësia shqiptare për vendimin që ka dhënë qyteti i Korçës.
Zhulieta: Në qoftë se Astriti nuk ia nxjerr kokën këtij muhabeti me mua nuk puqet. Jo me mua po as me fëmijët e mëdhenj, as me të vegjlit. Ai e di shumë mirë se ka 4 vite që s’i ka parë me sy. Edhe e dyta zonja Eni, në qoftë se ne e marrim atë shtëpi, unë them që ai ta heqë nga emri i tij dhe t’ia vërë fëmijëve. Se siç ia ka hedhur Donikës, ia vë ndonjë Donike tjetër në qoftë është shtëpia akoma në emër të tij. Nuk kam punë më.
Astriti: Po ik,unë të kam harruar kam 4 vite! Ti ma hëngre shpirtin mua! Unë kam dhënë djersë, edhe ajo vërtet ka qenë gruaja ime por jo prona ime. Unë jam treguar i arsyeshëm dhe ajo e di shumë mirë. Arriti që kur zbuloi këtë dokument dhe sherri në shtëpi, unë jam detyruar kam lënë shtëpinë dhe plaçkat e mia të trupit nuk m’i jep.
Zhuli: Kur të më japësh pronën atëherë do të të jap dhe unë pronën tënde.
Eni Çobani: Keni ndonjë shpresë për t’u bashkuar?
Astriti: Jo zonja Eni. Kurrë.