“Në 11 Dhjetor caktojmë datën e protestës kombëtare”

Nga Foltorja me demokratët e Devollit, ish-Kryeministri Sali Berisha i kërkoi Lulzim Bashës të japë dorëheqjen pas zbulimit të letërporosive të autoriteteve belge, ku tha se është në ndjekje penale për dosjen “Toyota Yaris”. Përballjen me ligjin ia kujtoi edhe për dosjen “Muzin”. Nuk u ndal vetëm me këto dy dosje, teksa paralajmëroi çështje të tjera që sipas tij provojnë implikimin në afera të Kryetarit të Partisë Demokratike.

Kuvendin Kombëtar e cilësoi nisjen e ringritjes së Partisë Demokratike, ndërsa dyshes Rama-Basha u kujtoi përballjen me protesta në sheshe. Për të treguar seriozitet me firmat e delegatëve, Berisha la të hapur opsionin e mbledhjes së forumit kombëtar drejtues të Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania”.

Ish-Kryeministri Berisha e cilësoi goditje ndaj Lulzim Bashës publikimin e emrave të delegatëve firmëtarë që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit, proces që sipas tij ka rritur besueshmërinë ndaj lëvizjes së nisur për ringritjen e Partisë Demokratike.

Dosja “Toyota Yaris”, Berisha-Bashës: Në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale

Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja me demokratët në Bilisht se Lulzim Basha rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale pas hetimeve për dosjen “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Lideri historik i demokratëve i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen ndërsa u shpreh se Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë ka dhënë dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge.

Po ashtu, Berisha ka treguar bisedën që ka pasur me kreun e PD-së, pasi ky i fundit bëri deklaratën në Kuvend se do të vijnë në Shqipëri “Toyota Yaris” me euro, deklaratë që më vonë rezultoi e vërtetë.

Berisha tha se Basha është ndihmuar nga Rama për ta fshehur procedimin penal nga Belgjika. Ndër të tjera, sipas ish-kryeministrit, më datë 17, Basha duhet të paraqitet para prokurorëve belgë.

“Në qoftë se në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat kë keq, kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegimet për “Toyota Yaris”, të japë shpjegimet për dosjen “Muzin”. Sikundër e garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe e garantoj këtu se projekti i Emirateve i Amarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit. Por të ndalemi për një moment! Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë prej ditësh në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyota-sh 5 mln euro dhe do i presë politikisht Taulant Balla. Deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi. E pyes i them, “Zotëri, a më thua pak si e bëre këtë deklaratë”. Tha “është e sigurtë që do vijnë”. Thashë “kur është e sigurt, si mund të dekonspirosh ti operacionin sepse ata që vijnë, ata ndiqen dhe ti faktikisht futesh në vorbullën e kësaj organizate kriminale me deklaratën që bëre”. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që mos hyjnë në Shqipëri, paralajmërim i atyre që po e prisnin që mos dilni me e prit. Jo tha se e ndjekin me GPS dhe nuk ndodh kjo. Në fakt ata erdhën, doli fjalë për fjalë, por ata që duhet t’i prisnin nuk dolën me i prit, ata ikën. Hapet dosja merret në pyetje pengkryetari për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë Edi Rama i mbylli dosjen pengkryetarit. Mirëpo dosja i kishte rrënjët në Belgjikë. Prokuroria e Mbretërisë së Belgjikës kishte nisur hetimet. Atë dosje nuk ia mbyllte Rama. Nëse Rama pengu i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot dhe këto kohë gazetarët investigativë zbulojnë dokumente autentike në të cilat ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Kjo ka ndodhur në vitin 2019, ka vazhduar në vitin 2020 dhe ka vazhduar në vitin 2021. Tani, fjala është e drejtësisë belge e cila e kishte marrë një herë në pyetje peng kryetarin dhe ky ishte zotuar që do të flas para drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk varet nga Edi Rama, është drejtësi e pavarur dhe ajo ka nuhatur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. Dua t’i kërkoj në emrin tuaj, jep dorëheqjen, mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka kursyer, të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë e vërteta është që deri më tani rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.

E ka fshehur Edi Rama, siç e ndihmoi ta mbyllte dosjen nëSshqipëri ka fshehur faktin që ai ishte thirrur 5 herë për t’u proceduar penalisht. Mund tu them se më 1 Tetor të këtij viti është thirrur përsëri dhe sipas burimeve tërësisht të besueshme, me datë 17, prokurorët belgë e presin në zyrën e tyre”, tha Berisha.

Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania? Flet Berisha

Nga Foltorja, Sali Berisha është shprehur entuziast për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se stadiumi Air Albania është vendi i duhur për të mbajtur Kuvendin e 11 Dhjetorit, megjithatë ai tha se kjo do të varet nga kushtet atmosferike.

“A e dini ju që nuk ka prokuptim më të madh për mua dhe për ju se ku do të mbldhemi 7600 vetë?! Faleminderi shumë që e thoni dhe e imagjinoni atë sepse i vetmi vend ku ne mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin dhe me të gjitha është Air Albania, por motin nuk e dimë.”

Berisha mesazh Bashës: Je i përfunduar! Pas 11 Dhjetorit përcaktojmë ditën e protestës kombëtare

Gjatë foltores së Bilishtit, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se është i përfunduar. Po ashtu një thirrje e pati edhe për Edi Ramën, të cilit i kërkoi që të heqë dorë nga lojërat me atë që e konsideron pengkryetarin.

Lideri historik i demokratëve tha se pas 11 Dhjetorit, demokratët do të përcaktojnë ditën e madhe të protestës kombëtare ku do të shpallen kërkesat gjer në fitoren e PD-së.

“I kërkoj edhe njëherë të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë si peng PD se në mënyrë absolute është jashtë çdolloj kapaciteti. Ky revolucion nuk ka të ndalur. Nuk ka forcë në botë. Peng kryetar, dëgjoje këtu, Edi Rama mund të të mbyllë dhe të hapë  dosje sipas qejfit, por Edi Rama nuk të shpëton dot kurrë nga kjo shumicë gjigande e PD që ti kërkon ta nëpërkëmbësh. Je i përfunduar. Do të përdor fjalët e një diplomati të nderuar, i pakallur është thotë, ka marrë fund politikisht. Ndaj edhe i them Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat me pengkryetarin. Më datën 11 Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas kësaj ditën e madhe të protestës kombëtare, në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor do të votojmë një statut, me të cilin kemi qëllimin më madhor që të rikthejmë lirinë e munguar, që të rikthejmë votën e lirë, të rikthejmë pushtetin tuaj në PD”, tha Berisha.

Paralajmërimi i Berishës: Zyrtarë të PD, presione ndaj anëtarëve që të marrin funksione delegati

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë këtë të premte se ka zyrtarë në Partinë Demokratike që u bëjnë presione anëtarëve që të marrin funksione që nuk i kanë pasur vetëm që t’u ngarkojnë detyra delegati.

Berisha i bëri thirrje kryetarëve të degëve që të qëndrojnë larg këtyre presioneve.

“Një paralajmërim dua të bëj në ndonjë degë tek-tuk ka zyrtarë që bëjnë presione ndaj anëtarëve që të marrin funksione që nuk i kanë pasur vetëm për qëllime delegati. I ngarkojnë në detyra që nuk i kanë patur. Në këto veprimtari ftoj çdo kryetar që të rrijë larg. Çdo demokrat është i lirë të shprehë mendimin e tij, por në mënyrë kategorike jo të manipulojë dhe të shkelë rregullat statutore. Sepse PD është në bazën e fundit të saj dhe kërkon që të mos ketë jashtë saj anëtarë. Kjo po ndodh në disa zona të pakta”, u shpreh Berisha.

Një falenderim Berisha e kishte për delegatët që pranuan t’u bëhej publik emri. 

“Jam shumë mirënjohës delegatëve që pranuan t’u lexohen emrat. Ju garantoj që kurrë pa lejen tuaj, pa lejen e qytetarit të dhënat nuk do bëhen kurrë publike. Po në çdo rast ato bëhen publike me pëlqimin e individit që ka ato të dhëna. Kështu që ata të cilët morën vendimin për të bërë publike emrat e tyre, i dhanë një goditje tmerruese Edi Ramës. Se çdo gjë që bën pengBasha, në çdo studio që shihni këta analistët e xhepit, që të gjitha fabrikohen në zyrat e Ramës, nga Fuga i tij”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron Bashën: Do të dalin me radhë dosje të tjera

Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja me demokratët në Bilisht se Lulzim Basha rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale pas hetimeve për dosjen “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Po ashtu, Berisha ka treguar bisedën që ka pasur me kreun e PD-së, pasi ky i fundit bëri deklaratën në Kuvend se do të vijnë në Shqipëri “Toyota Yaris” me euro, deklaratë që më vonë rezultoi e vërtetë.

Berisha e paralajmëroi se do të dalin dosje të tjera ndaj kreut të PD-së. Po ashtu ai u shpreh, “projekti i Emirateve i Amarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit”.

Gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen.

“Në qoftë se në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat kë keq, kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegimet për “Toyota Yaris”, të japë shpjegimet për dosjen “Muzin”. Sikundër e garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe e garantoj këtu se projekti i Emirateve i Amarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit. Por të ndalemi për një moment! Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë prej ditësh në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyota-sh 5 mln euro dhe do i presë politikisht Taulant Balla. Deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi. E pyes i them, “Zotëri, a më thua pak si e bëre këtë deklaratë”. Tha “është e sigurtë që do vijnë”. Thashë “kur është e sigurt, si mund të dekonspirosh ti operacionin sepse ata që vijnë, ata ndiqen dhe ti faktikisht futesh në vorbullën e kësaj organizate kriminale me deklaratën që bëre”. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që mos hyjnë në Shqipëri, paralajmërim i atyre që po e prisnin që mos dilni me e prit. Jo tha se e ndjekin me GPS dhe nuk ndodh kjo. Në fakt ata erdhën, doli fjalë për fjalë, por ata që duhet t’i prisnin nuk dolën me i prit, ata ikën. Hapet dosja merret në pyetje pengkryetari për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë Edi Rama i mbylli dosjen pengkryetarit. Mirëpo dosja i kishte rrënjët në Belgjikë. Prokuroria e Mbretërisë së Belgjikës kishte nisur hetimet. Atë dosje nuk ia mbyllte Rama. Nëse Rama pengu i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot dhe këto kohë gazetarët investigativë zbulojnë dokumente autentike në të cilat ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Kjo ka ndodhur në vitin 2019, ka vazhduar në vitin 2020 dhe ka vazhduar në vitin 2021. Tani, fjala është e drejtësisë belge e cila e kishte marrë një herë në pyetje peng kryetarin dhe ky ishte zotuar që do të flas para drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk varet nga Edi Rama, është drejtësi e pavarur dhe ajo ka nuhatur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. Dua t’i kërkoj në emrin tuaj, jep dorëheqjen, mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka kursyer, të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë e vërteta është që deri më tani rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, tha Berisha.

“Dosjen e ke mbyllur duke e lënë veten peng”, Berisha: Basha e qepi gojën në Kuvend kur flitej për larjen e parave

Foltorja shkoi sot në Bilisht ku Berisha pati një takim me demokratët e këtij vendi.

Në fjalën e tij, Berisha ka thënë se si ka mundësi që Basha nuk foli në Kuvend kur flitej për ligjin “Toyota Yaris” ose siç e quan ai, atë të larjes së parave.

Sali Berisha: Në parlament u votua me 110 vota. Po çfarë u votua me 110 vota?! Votuan  bashkë, nuk merrej vesh më, me urdhër të Bashës. U votua kontrata për vaksinën, një kontratë e kritikuar nga mediat botërore, kryesisht për Shqipërinë.

Më interesant ishte ligji i dytë, “Toyota Yaris” ose ta quajmë ndryshe “Dosja Muzinë”, ligji i larjes së parave. Në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetra amandamente, peng-kryetari detyroi grupin që të votojë për ligjin. Po pse thoni ju? Sepse ç’është e vërteta, ai u akuzua nga prokuroria shqiptare për larje parash me “Dosjen Muzinë” dhe shiko çfarë ndodh? Shkoi në Gjykatë të Apelit, ndërhyri me të gjithë forcën Edi Rama, e mbylli, por një mbyllje turpi. Dosja e peng-kryetarit nuk u dërgua në Gjykatë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Dosja në thonjëza të kundërshtarit të Edi Ramës u varros në Apel duke shkelur ligjet e vendit, ndaj edhe kryetari dje që flitej në parlament për larjen e parave e mbylli gojën, e qepi. Dua t’i them zotërisë së tij, dosjen e ke mbyllur duke e lënë veten peng.

”Luli faqezi”, Qytetari: Nga e gjete o doktor, e rrite dhe tani kërkon të na hajë

Gjatë foltores që ka pasur me demokratët në Bilisht nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve me Sali Berishën për Lulzim Bashën.

I tillë ishte edhe një qytetar, i cili i shtroi një pyetje që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve në foltore.

“Kam pritur që Luli mbas katër humbjesh një ditë do dilte para PD, demokratëve, t’u thoshte faleminderit që më keni dhënë këto detyra kaq të rëndësishme, por unë kaq munda. Ky do të ishte një farë nderi për të, po ai është faqezi, që një pjesë të faqes po na e nxin edhe ne. Luli është peng i Ramës dhe kjo nuk ka diskutim. Rama e ka si punë tespie atë, loz me të si të dojë. Mendoj se do t’i drejtohem nga kjo foltore Lulit. O Lul a e di sa të këqija i ke sjellë PD-së ti? A e di sa plagë i ke hapur kësaj partie o Lul Basha? Këto plagë mendoj se do dijë t’i shërojë vetëm doktor Sali Berisha. Dëmet që ka sjellë Luli janë të mëdha sa nuk llogaritet.

Një gjë o doktor, ky Luli nuk e di si është themeluar kjo parti. Unë do të të pyes ty, nga e gjete o doktor që na e solle neve? Ne përdorim këtej nga Devolli një thënie, e more të vockël fare, e rrite dhe tashi kërkon të të hajë ty dhe ne, gjë që s’ndodh kurë, ai do hajë kokën e tij”, tha qytetari./tvklan.al