Liverpuli mbetet i palëkundur në përpjekjen e tij për të përforcuar mesfushën me një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
Pavarësisht konkurrencës me gjigantë të tjerë si Manchester City, të kuqtë janë gati që të bëjnë një sforco ekonomike për të nënshkruar me Aurélien Tchouaméni, mesfushorin e Real Madridit.
Që kur u bë pjesë e Los Blancos, francezi u dallua me paraqitjet e tij, por në këtë sezon, ai është aktivizuar në mënyrë të limituar për shkak të konkurrencës.
Trajneri Carlo Ancelotti e ka mbështetur lojtarin, ndërsa e ka aktivizuar edhe në qendër të mbrojtjes.
Në klub janë gati që ta sakrifikojnë për të siguruar të ardhura në verë. Sipas Fichajes.net, Liverpool ofron 50 milionë Euro për kartonin e 24-vjeçarit. Por edhe Siti nuk do që ta lëjë këtë mundësi të ikë.
Të kuqtë mendojnë të paguajnë në fillim 35 milionë Euro, e 15 të tjera më pas.
Klan News