Liverpool doli sërish në krye të Premier League. Ekipi i Jurgen Klopp fitoi me rezultatin 2 – 1 me Tottenham në takimin e javës së 32 i zhvilluar të dielën në Anfield Road. Roberto Friminho shënoi në pjesën e parë për vendasit. Sulmuesi i Liverpool shfrytëzoi krosimin e saktë të Andrew Robertson, duke realizuar me kokë.

Miqtë nga Londra barazuan në minutën e 70’. Një tjetër brazilian, por kësaj here i Tottenham shënoi. Lucas Moura mposhti portierin Alisson. Kur gjithçka dukej se ishte mbyllur mbrojtësi Toby Alderweireld shkaktoi autogol duke vendosur fitoren e Liverpool.

Gjithsesi Manchester City që është i dyti ka 1 ndeshje më pak. Në ndeshjen tjetër të së dielës në Premier League, Chelsea fitoi 2 – 1 me përmbysje në fushën e Cardiff City.

Tv  Klan