Fiton 4-0 ndaj Leicester City

Pas fitores së Champions Liverpool po vrapon me një marsh më shumë se rivalet në Premier League dhe duket një ekip i pandalshëm.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi thellë 4-0 në “King Power Stadium” ndaj Leicester City. Braziliani Firmino, ishte më i miri në fushë me dygolëshin e tij.

 Zhbllokoi takimin në fundit e pjesës së parë, pas krosimit të Alexander-Arnold, si dhe shënoi  një tjetër gol në minutën e 73-të, sërish në kombinim me Alexander-Arnold.

Më herët Milner kishte çuar shifrat në 2-0 me 11-metërsh. Golin e katërt e shënoi vetë Alexander-Arnold, me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Jurgen klop tenton të mbajë skuadrën me këmbë në tokë.

“Ishte thjeshtë një ndeshje ndaj një skuadre shumë të mirë. Djemtë e mi luajtën një futboll shumë të bukur,l bënë një ndeshje të mirë por jo perfekte. Të organizuar dhe duke mbyllur cdo hapësirë, me shumë goditje. Luajtën për vete dhe duke krijuar shumë raste”.

Liverpooli me këtë sukses shkon në kuotën e 52 pikëve, 13 më shumë se Leicesteri dhe 14 më shumë se Manchester City, që luan këtë të premte në fushën e Wolves.

Tv Klan