LlallaRritja e kriminalitetit në vend mbetet shqetësuese. Ndaj duke iu referuar rasteve më të fundit kriminale, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i pranishëm në analizën vjetore në prokurorinë e Durrësit ka kërkuar bashkëpunim më të gjerë të institucioneve ligjzbatuese, veçanërisht me policinë e shtetit.

Kryeprokurori kërkoi gjithashtu nga prokurorët që të jenë të pranishëm në vendet e ngjarjeve kriminale dhe në marrjen e denoncimeve nga qytetarët.

Si pjesë e luftës kundër kriminalitetit, kreu i akuzës tha se prokurorët duhet të kërkojnë masa të ashpra dënimi. Përsa i përket prokurorisë së Durrësit, ai veçoi si problematikë disa vendime të Gjykatës së Apelit, për të cilat akuza ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.