Trajneri Alban Bushi, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për kritikat e ish-portierit Jens Lehmann, ndaj Andrich për ngjyrën e flokëve.

Bushi theksoi se mesfushori gaboi totalisht te goli i parë i Spanjës, ndërsa shtoi se do të ishte të njëjtën deklaratë edhe ai vetë si Lehmann. Ai u shpreh se është mësuar që gjermanët t’i shohë ndryshe.

“Shikoj një Gjermani të fortë. Dua të them diçka për atë deklaratën e Lehmann, që kritikoi Andrich për ngjyrën e flokëve. Mesfushori gaboi te goli i parë i Spanjës. Ishte gabim 100% i Andrich. Ai ishte i përqendruar te porta dhe lojtari spanjoll ishte bosh. Nuk e pa lojtarin që po i vinte dhe e ka. Duke parë flokët me ngjyrë rozë dhe me këtë gabim, edhe unë do thoja atë që tha Lehmann.

Edhe një shqiptar sikur ta bëjë… Gjermanët jemi mësuar t’i shikojmë të luftojnë me djersë, jemi mësuar t’i shikojmë ndryshe. Tani kanë ndryshuar gjërat, aty çfarë nuk po ndodh. Po luajnë ata që kanë qenë meshkuj dhe tani po luajnë ata që janë kthyer në femra.”, deklaroi Bushi. /tvklan.al