“Lui Vito”, marka e famshme e veshjeve të shtrenjta luksoze përzgjodhi një prej sallave më të veçanta në Shangai, atë të të famshmit Long Muzeum për të prezantuar një koleksion të gjerë veshjesh të vjeshtës së hershme për gra.
Në sallën e derdhur në beton të krijuar enkas për sfilata mode, modelet ekspozuan ndër të tjera, fustane me motive të stampuara, duke nisur nga kafshët, shpendër e deri tek lulet, kombinimi i të cilave krijon idenë e një telajoje.
Koleksioni mban firmë e Nikola‘ Gekierr, por është një krijim në bashkëpunim me stilistin vendas San Jishën. Shangai u përzgjodh për prezantimin e koleksionit të quajtur “Vuajazh”, pasi tregu i veshjeve luksoze po njeh rritje të shpejtë në Kinë.
Tv Klan