Përveç se pa abone dhe më me pak lëvizje urbanësh, qytetarët e Tiranës mund të përballen së shpejti me një shtrenjtim të biletës. Anëtarët e LSI-së në këshillin bashkiak të kryeqytetit e konsiderojnë të rëndë situatën në të cilën është futur transporti urban dhe bëjnë me faj pikërisht bashkinë. Sipas tyre Bashkia e Tiranës, duhet të zgjidh urgjentisht problemin  transportit të shtresave në nevojë.

“Unë di që ato nesër do të rrallojnë. Do të rrallojnë urbanët duke e përgjysmuar dhe ato do të kërkojnë rritjen e çmimit si fillim me 15%, por problemi kryesor i joni është përse bashkia nuk ndërhyn me rimbursime pasi ajo ka një grand dhe ne nuk dimë ku shkojnë këto 1.4 milion euro që ka grandë pikërisht për transportin”.

Vendimi i shoqatës së transportit urban për heqjen nga tregu të aboneve, mos njohjen e librezave si dhe përgjysmimin e lëvizjes në linjat urbane prej datës 1 majë. Ka shqetësuar qytetarët e kryeqytetit.

Qytetarja: “Po çmimin e ngritën ishin 2 mijë lekë abonetë u bënë 8 mijë. Abone duhet të ketë se zben se në qoftë se ashtu pastaj popullit më mirë t’i marrin shpirtin se sa me këto rroga kaq të ulta dhe të mos ketë dhe abone”.

Qytetari: “Do vuajmë si gjithnjë”.

Sipas transportuesve shkak për heqjen e aboneve është bërë rritja e kostos së biletës, ndikuar kjo nga shtrenjtimi i karburanteve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro