Gazetari: “Kjo është abonoja e fundit për lëvizjen me urban në qytetin e Tiranës. Nga muaji i ardhshëm qytetarët do të lëvizin pa abone. Ky është vendimi më i fundit që marrë shoqata e Transportit Urban në kryeqytet”.

Prej 1 majit për të lëvizur me linja urbane do të përdoren vetëm bileta dhe jo abonetë. Kështu deklaroi gjatë një konference për shtyp kryetari i shoqatës kombëtare të transportit urban. Sipas tij kjo masë është marrë për shkak të shtrenjtimit të karburantit e cila ka çuar koston e biletës urbane në 50 lekë si dhe të mungesë së subvencionit nga ana e shtetit.

Fatos Vrapi: “Shoqata vendosi të reduktojë numrin e automjetit deri në 50%, nga numri i përcaktuar nga ana e bashkisë për çdo linjë duke filluar nga data 01 maj 2008. Gjatë muajit majë dhe në vazhdim do të punohet vetëm me bileta njëudhëtimshe, pra nuk do ketë abone dhe nuk do të njohim asnjë lloj dëshmie apo libreze të kategorive të qytetarëve të cilat përfitojnë udhëtimin falas”.

Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët të cilët thonë, se tashmë nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të ecin në këmbë.

Qytetari: “Do lëvizim në këmbë normalisht, s’ka ça t’i bësh”.

Qytetarja: “Më e vështirë sigurisht por prapë s’kemi ç’bëjmë”.

Qytetarja: “Do protestoja, sepse unë jam gjithmonë në lëvizje dhe mua më duhet abonoja”.

Qytetari: “Në këmbë”.

Nuk është hera e parë kjo që shoqata heq nga tregu abonetë. Një vendimi tillë u ndërmor edhe në fund të vitit 2007 asokohe për shkak të falsifikimit të tyre./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro