Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Diplomohen 70 studentë të Akademisë së Rendit dhe 95 kursantë. 11 studentë i kanë kryer studimet në Turqi, ndërsa 59 në vendin tonë. Këta person morën gradën e nën/inspektorit, ndërkaq 95 policët e rolit bazë u graduan si agjentë, e veçanta e këtij viti qëndron në emërimin e kuadrove të rinj në bazë të vlerësimit në shkollë. Ministri i Rendit Luan Rama, i pranishëm në ceremoni shprehet.

Luan Rama:- “Besoj që duke bërë emërimin e tyre bazuar në rezultatet në shkollë, në kontributet e dhëna në aftësitë e shfaqura, në vlerësimin e trupës së pedagogëve, të mund të motivojmë më mirë, më të zotët dhe që i shërbejnë drejtpërdrejtë strukturave që kanë për detyrë të luftojnë më nga afër krimin e organizuar trafiqet apo abuzimet në detyrë”.

Në ceremoni ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm të policisë së shtetit Bajram Ibraj dhe ambasadori turk në Tiranë./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini