Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në orët e pasdites në qytetin e Tetovës, u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Ora e qarkullimit do të jetë 06:00 deri 19:00, pas kësaj ore nuk do të lejohet qarkullimi në qytet. Ndërkohë gjatë gjithë ditës ka pasur të shtëna intensive në zonat e Tetovës. Shkëmbi i zjarrit përfshiu fshatrat dhe rrethinat e qytetit, ndërsa rreth orës 18:30, grupet e shqiptarëve të armatosur zbritën në qytetin e Tetovës.
Në një konferencë për shtyp, kryeministri maqedonas Gjeorgjevski, vuri në dukje se ushtria e vendit të tij kishte vënë në përdorim tanket dhe artilerinë e rëndë me qëllim që të luftonte kundër luftëtarëve shqiptarë në veri të vendit, përgjatë kufirit me Kosovën. Intensifikimi i luftimeve ka bërë që gra dhe fëmijë të largohen nga Maqedonia./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti