Pas javës së 20, vijnë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, këtë të martë luhet Laçi-Kukësi dhe Tirana-Bylis e vlefshme për të raundin e të 16.
Bardheblutë e kryeqytetit vijnë nga një humbje ndaj Vllaznisë, por që dhemb shumë pasi jo vetëm dështuan në klasiken e Shqipërisë, por ballshiotët iu morën vendin e 7 të renditjes në kampionat. Tashmë Tirana rrezikon shumë rënien nga kategoria.
“Ne do të futemi nesër për t’u kualifikuar dhe kam bindjen që do të fitojmë, edhe pse mbetet për ty parë. Situata është shqetësuese, çdo njeri ka përgjegjësitë e veta, kemi kapacitet të zgjidhim situatën, për 10 ditë besoj jemi të kompletuar. Nuk do bëjmë shumë ndryshime nesër, por në bazë të lojës mund të bëjmë për të mirën tonë”, tha trajneri i Tiranës, Gugash Magani.
Tirana shpreson shumë tek gara e Kupës së Shqipërisë pasi pozicionimi në 4 vendet e para duket i vështirë. Këtë sezon dalja në Europë nga renditja e Superligës do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur.
Tv Klan