Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për aktin e parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Në “Elbasan Arena”, ishte një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot golin.
Gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit, aty ku do të vendoset edhe skuadra gjysmëfinaliste.
Takimi Vllaznia-Elbasani është planifikuar të zhvillohet më 26 Shkurt, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /tvklan.al