Skënderbeu triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos, në aktin e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë.  

Sukses i rëndësishëm për korçarët, që hedhin një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën juglindorët gjetën rrugën e rrjetës dy herë.

Birmark zhbllokoi rezultatin në minutën 51-të, ndërsa 5 minuta më vonë Lorran shkaktoi autogol.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Korçë, ku Dinamo synon përmbysjen e madhe, ndërsa Skënderbeu dëshiron të ruajë avantazhin. /tvklan.al