Filozofia e policimit ne komunitet përben një nder risitë e praktikave qe Policia e Shtetit ka ndërmarre për reformimin e saj, ku primare janë marrëdhëniet me komunitetin.

Tek kjo filozofi dhe proceset e diktuara prej saj u ndal Ministri i Brendshëm, Basha, ne një konference mbi policimin ne komunitet, duke thënë se ajo synon ta shndërroje modelin tradicional te policisë shqiptare ne një model me profil bashkëkohor dhe sa me afër standardeve te vendeve euroatlantike.

Lulzim Basha: “Mes zbatimit të atyre koncepteve të cilat qëndrojnë në bazë të kësaj strategjie. Le t’i rikonceptojmë të gjitha komisariatet e policisë, anembanë vendit, jo si pika mbledhje, reparte, qendra shpërndarje, por në radhë të parë si qendra pritje për qytetarët. E fundit, por jo më pak e rëndësishme komunikimi i vazhdueshëm, shumë i mirë, siç jam në dijeni, që ju gëzoni me përfaqësuesit e pushtetit vendor është dhe mbetet parakusht për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të konceptit të policimit në komunitet.”

Ambasadori Lohan ne cilësinë e shefit te komisionit evropian ne Shqipëri, ne gjuhen e diplomatit deklaroi se KE do te mbështesë konkluzionet e kësaj konference mbi situatën e rendit ne Shqipëri.

Helmut Lohan: “Dua t’ju ftoje te vini sigurinë e komunitetit mbi çdo gjë tjetër, gjithashtu ta vini këtë siguri edhe mbi debatet apo diskutimet politike qe mund te keni brenda institucioneve me te cilat bashkëpunoni si ato te qeverisjes vendore. Ndoshta ne ndajmë shqetësime te përbashkëta dhe duke punuar se bashku arrijmë ne zgjidhje praktike.”/tvklan.al