Fronsua Bajru emërohet nga Emanuel Makron si Kryeministri i ri i Francës, që pason Mishel Barnierin e rrëzuar javën e kaluar.
Liderin e centristëve të “Lëvizjes Demokratike”, aleatin më të ngushtë të Makronit e pret që në nisje një punë e vështirë. I duhet të hartojë para fundit të vitit buxhetin për 2025-ën dhe të bindë shumicën e deputetëve, çka nuk e bëri dot pararendësi i tij nga e djathta.
Mishel Barnie planifikoi rritje taksash dhe reduktim drastik të shpenzimeve për pensionet dhe ndihmën sociale për të ulur deficitin tepër të lartë buxhetor, por kjo i kushtoi rrëzimin me mocionin e mosbesimit të mbështetur nga ekstremi i majtë dhe ai i djathtë.
Ekstremi i majtë paralajmëroi menjëherë një mocion mosbesimi për Bajrunë. Ndërsa lideri i ekstremit të djathtë Zhordan Bardela kundërshtoi mocionin, duke argumentuar se Kryeministrit të ri i duhet dhënë kohë për të shmangur krizën më të thellë politike që pas Luftës së Dytë Botërore.
Tv Klan