Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Bashkëpunimi i biznesit me strukturat shtetërore faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Shoqata e biznesmenëve si dhe të tjerëve të fuqishëm jashtë këtyre organizmave janë takuar sot me kryeministrin Majko dhe kreun e financave Angjeli, ku këta të fundit kanë kërkuar të dëgjojnë shqetësimet e biznesmenëve.
Shqipëria zhvillon reforma standarte me dy institucionet FMN dhe Bankën Botërore. Sipas kryeministrit Majko i cili ka preferuar të flasë pak dhe të dëgjoj shumë, duhen heshur hapa të matur të cilët do të na çojnë në gjëra jo relative por në hapa të sigurt. Ndërsa Ministri Angjeli duke folur në emër të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, mendon se i duhet thyer frika Komunitetit Ndërkombëtar sidomos për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e rendit publik.
Janë 200 tatim pagues që sigurojnë rreth 50% të të ardhurave në shkallë vendi. Një prej shqetësimeve të biznesmenëve shqiptar është se para se të mblidhet qeveria për të bërë një ligj ekonomik duhet të marrë edhe mendimin e tyre. Qeveri-Biznesmen duhet ta shohin veten si partner dhe jo si kundërshtar dhe ndihma duhet të jetë e ndërsjelltë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti