Durrës/ Një vajzë e vogël ka mbetur e plagosur këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Katund të Sukthit. Këmbësorja e mitur, një 8 – vjeçare me iniciale E.B, sipas policisë u përplas nga 52 – vjeçari F. P., i cili drejtonte një makinë Benz.

Për pasojë, e vogla ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës nën kujdesin e mjekëve.

Blutë e Durrësit kanë shoqëruar drejtuesin e makinës ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Në një tjetër aksident të ndodhur po këtë të hënë, në aksin rrugor Fushë – Krujë – Laç, një 75 – vjeçar që lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë Audi, në timonin e së cilës ndodhej një shtetas kosovar, me iniciale D.B.

I moshuari, i identifikuar vetëm me iniciale E. H., ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al