Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan. Korrespodentja e Klan News, Anila Sefa raporton se si pasojë e aksidentin kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka bllokuar aksin duke shkaktuar trafik të rënduar në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikat e plota.


“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti me drejtues shtetasin N. R., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. C., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit,” njoftuan blutë e Fierit.

/tvklan.al