Gjysma e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian kanë dështuar në riciklimin e mbetjeve të tyre. Shqetësimi ngrihet nga Komisioni Europian përmes një raporti, që gjeti se 14 vende rrezikojnë seriozisht të mos e arrijnë kuotën e riciklimit të 50% të mbetjeve të Unionit deri në vitin 2020.
Ricikluesit më të këqij sipas raportit janë Malta, Rumania, Greqia dhe Qipro. Të katërta këto vende ricikluan në vitin 2016, më pak se 20% të totalit të mbeturinave të tyre.
Vendi më problematik në alarmin e kuq që lëshon Brukseli është padyshim Malta, me një nivel riciklimi vetëm 7% në një kohë kur sasia e mbetjeve e dërguara në landfille është më e madhja në BE, 83%. Malta fiton ndjeshëm në këtë mënyrë, kurorën e “vendit më të pistë” në Union.
Nga ana tjetër shembullorja e riciklimit është Polonia që riciklon 44% të mbetjeve dhe dërgon në landfille vetëm 36% të mbetjeve. Po ashtu edhe Finlanda është pranë synimit të 50% të mbetjeve të ricikluara, por misioni i përgjithshëm Brukselit mbetet thuajse i pamundur.
Tv Klan