Ish-sulmuesi anglez, Michael Owen, kishte parashikuar katër muaj më parë, se Manchester City do të përballej me një krizë rezultatesh.
Në fillim të sezonit, 45-vjeçari deklaroi se skuadra e Guardiolës do të luftojë për tu futur në katër vendet e para, ndonëse në atë kohë skuadra shihej si favorite për titullin kampion.
“Manchester City do të luftojë për katërshen e parë këtë sezon. Shihen si pretendentë për titull, por besoj se gjatë rrugës do të kenë pengesa. Jam i bindur se do të zhgënjejnë, diçka që nuk e bënë sezonin e kaluar”, u shpreh Owen.
“Qytetarët” po përballen me një krizë totale rezultatesh, e cila i ka zbritur ata në vendin e shtatë në Premier League. /tvklan.al