Roberto Mancini është penduar që u largua nga përfaqësuesja e Italisë për të nisur një aventurë që shkoi keq në Arabinë Saudite. Trajneri i njohur e pranoi këtë në një intervistë për të përditshmen “Il Giornale”.
“Largimi nga përfaqësuesja italiane ishte një zgjedhje e gabuar dhe nuk do të bëja sërish. Kam ende diçka të paplotësuar, të ngrej kupën e Botës. Sapo u bëra trajner i Italisë vendosa dy objektiva, të fitoja Europianin dhe Botërorin”.
Fjalë këto që e lënë hapur dëshirën për tu kthyer edhe një herë në stolin e përfaqësueses që e shpalli kampione të kontinetit në 2021. Mancini foli edhe për vendimin për të qenë trajner i Arabisë Saudite.
“Nuk e mohoj që për një trajner një shifër aq e lartë edhe pse jo aq sa shkruajnë gazetat të bën të mendohesh. Por nuk ishte vendimtare. Edhe te paratë që mora pas largimit mediave i pëlqen të fantazojnë”.
Roberto Mancini mohoi se ka qenë në bisedime për të marrë kohët e fundit Roma.
Tv Klan