Pas debateve në Kuvend, ka marrë fjalën ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Nga foltorja, ai ua bëri të qartë opozitarëve se gjobat e paekzekutuara do të anulohen para Vitit të Ri. Megjithatë u bëri thirrje që të bashkohen në nisma të tilla për qytetarët.

“Kam të drejtën time si ministër të flas! Ka procedurë, ka edhe përmbajtje të normës. Ne kemi numrat dhe do i anulojmë këto gjoba të paekzekutuara ndër vite. Ky Parlament është në të drejtën e vet sovrane t’i anulojë. Kemi numrat dhe mandatin dhe do t’i anulojmë! Brenda këtij sesioni parlamentar me ligj do anulohen gjobat, kjo ju djeg ju. Sepse ju jeni kundër çdo mase sociale ndaj qytetarëve. Ka një orë këtu, jo bandat, jo krimi, jo procedura. Bëhuni një moment dhe bashkohuni me ne për t’i falur gjobat para Vitit të Ri. Në 3 seanca që kanë ngelur do anulojmë ligjin për gjobat e paekzekutuara. Respekte!”, tha Manja.

/tvklan.al