Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka përgëzuar policinë e Tiranës për arrestimin e shpejtë të tre autorëve të grabitjes së bankës në ish-bllok.
“Kapja e shpejtë e të dyshuarve për vjedhjen e Bankës në ish-bllok është një lajm i mirë! Përgëzime Policisë së Tiranës!”, shkruan ministri, në një postim në rrjetet sociale.
Pas 23 ditësh hetime, policia e kryeqytetit arrestoi tre autorët e vjedhjes së bankës në zemër të kryeqytetit, të cilët sipas akuzës morën 20 milionë lekë të reja. /tvklan.al