Ylli Manjani: “Kjo nuk ishte një mbledhje e Asamblesë po ishte një konferencë për shtyp e kryetarit të partisë. Duhet të kuptojmë të gjithë që Partia Socialiste sot më shuam se sa kurrë ka vendos që të dalë jashtë sistemit, ka vendos që të dalë jashtë shtratit politik. Partia Socialiste sot për fatin e keq nuk ekziston, ajo është në kaos politik dhe organizativ. Partia Socialiste është në limitet e fundit të saj, të ekzistencës së saj, do thosha. Sepse ajo po shkon drejt shuarjes për fatin e keq dhe në këtë këndvështrim unë mendoj që është koha që investime dhe kontributet e çmuara në jetën e Partisë Socialiste si psh. Zoti Nano duhet të rivihen në lojë. Unë mendoj që është koha që zoti Nano, pavarësisht retorikave personale është koha që të rikthehet në Partinë Socialiste për të rimarrë drejtimin e Partisë Socialiste dhe për të rikthyer shpresën e socialistëve. Është koha që zoti Nano, të marrë drejtimin e Partisë Socialiste për të kthyer Partinë Socialiste në institucion, në jetën institucionale dhe është koha që Partia Socialiste dhe Zoti Nano si politikan i vjetër në Shqipëri të mbyllë ciklin e tranzicionit të gjatë që zoti Rama po e mban peng, po e zgjat pafundësisht.”/tvklan.al