Princ Harry dhe Meghan Markle janë paralajmëruar nga manjati që ndërtoi rezidencën 11 milionë Paundëshe në Kaliforni të blerë nga çifti që të kenë kujdes nga rrëshqitjet e dherave. Çifti e bleu në Maj rezidencën dhe ndodhet në të njëjtën zonë ku banon Oprah Winfrey dhe yjet e Hollywood si Gwyneth Paltrow dhe Rob Lowe.
Ndërtesa është dizejnuar nga multimilioneri Terry Cunningham dhe gruaja e tij Randi. Banesa është aq e avancuar teknologjikisht saqë mund të dallojë mjegullën që prej oqeanit Paqësor.
“Kështjella” ndodhet në Montecito dhe është bazuar në shtëpitë klasike franceze. Ndërtesa rrethohet nga kopshte me trëndafila, disa pemë italiane, livando dhe ullinj 100-vjeçar.
Cunningham e ndërtoi shtëpinë në vitin 1999 për familjen dhe fëmijët që ta kishin si kujtim.
Biznesmeni ka derdhur dy shihe verë të kuqe në bodrum që dhoma të ishte një aromë autentike. Me gjithë të mirat, ai ka paralajmëruar çiftin se vendi e ka një problem. Në vitin 2018, rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga shirat e fuqishme shkuan mbi 200 metra larg shtëpisë.
“Nuk e menduam këtë kur e ndërtuam, por me siguri do ta mendoja tani”, tha 61-vjeçari gjatë një interviste./tvklan.al