Procesi i lustrimit në Maqedoni po e përjeton fatin e njëjtë sikurse në Shqipëri, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë kushtetutshmërinë e disa neneve kyçe të ligjit. Në seancën e saj të fundit Gjykata Kushtetuese përkohësisht e pezulloi nenin, i cili parasheh që ilustrimet të zbatohen deri në vitin 2008. Kundër vendimit të tillë kanë protestuar familjarët e qytetarëve të cilët kanë qenë të përndjekur nga Shërbimet Sekrete.

Qytetar: “I bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të tërheq masën për ndalimin e përkohshëm të zbatimit të disa neneve të ligjit për lustrim”.

Qytetar: “Ne nuk kërkojmë që dikush  sot të japë përgjegjësi. Ne kërkojmë respekt për ata që u ndoqën nga Shërbimet Sekrete dhe nuk do të lejojmë që askush ti fyejë ata”.

Kryeministri Gruevski ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se vendimin për pezullimin e neneve të ligjit për lustrim e ka sjellë nën ndikim të opozitës, e cila në këtë mënyrë mundohet të mbulojë të kaluarën e vet.

Nikola Gruevksi: “Është e qartë se një parti opozitare ka ndikim në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë ndikim po e përdor për të mbrojtur vetveten.”

Ligji lustrim në Maqedoni ka filluar para një viti dhe deri tani janë lustruar rreth 60 funksionarë.

Nga Shkupi për Tv Klan, Isen Saliu./tvklan.al