Dozat e para mund të mbërrijnë në fund të muajit
Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut shpresojnë se do të vazhdojë trendi i rënies së infektimeve të reja me COVID-19, kurse dozat e para të vaksinës priten nga fundi i Janarit.
Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut shprehen optimistë se dozat e para të vaksinës përmes mekanizmit Covax do të vijnë në fund të Janarit ose fillim të Shkurtit. Bëhet fjalë për vaksinat “Pfizer” por edhe “AstraZeneca”.
Sic njoftoi më herët MSH-ja, dozat e para prej 5.850 vaksina do të arrijnë në Shkurt, kurse sasitë më të mëdha në Mars dhe Prill. Dinamika për gjithë vitin 2021 do të vërtetohet në mënyrë plotësuese.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate njoftoi se, Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministren serbe Ana Bërnabiç ku është dakorduar se nga 14 Janari të hiqet testi i detyrueshëm PCR për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Serbi. Një vendim të këtillë e kanë marrë edhe autoritetet e Malit të Zi.
Klan Macedonia