Edhe pse Maqedonia për një periudhë të pacaktuar mbetet jashtë Aleancës Veri-Atlantike shqiptarët e Maqedonisë do ta festojnë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO me të njëjtin vullnet sikur bashkëkombësit e tyre në tërë Shqipërinë.
Enkas me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, lëvizja qytetare “Zgjohu” do të organizojë një koncert në Shkup ku do të marrin pjesë përfaqësues të shumtë të estradës shqiptare në Maqedoni.
“Me rastin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO. Koncerti është i planifikuar të jetë ditën e shtunë me fillim në ora 18:00”.
Në këtë lëvizje nuk përjashtojnë mundësinë që së shpejti të organizojnë edhe ndonjë tubim proteste për shprehjen e revoltës që Maqedonia për shkak të politikës së qeverisë aktuale nuk u bo anëtare e NATO-s.
Në të njëjtën kohë edhe analistët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë nga qeveria që të ndryshojë konceptin e saj për anëtarësim më të shpejtë në NATO.
“Po mbi të gjitha duhet me një politikë pro aktive të bindin partnerët e tyre maqedonas se integrimet në NATO dhe në Unionin Evropian nuk kanë alternativë dhe të mos lejojnë që nëpërmjet projekteve të pakuptimta të shtyhet ky proces”.
Isen Saliu: “Fakti se Maqedonia dhe kësaj radhe nuk do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s ka dëshpëruar më së tepërmi shqiptarët e këtushëm, mirëpo kjo nuk do të jetë shkas që ata të mos e festojnë të shtunën anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike. Nga Shkupi për TV Klan Isen Saliu”./tvklan.al
Gazetar: Isen Saliu