Nisja nga Tirana dhe mbërritja deri këtu thuajse të bën të harrosh mendimin se po shkon në Kukës. Këtë realitet na bën ta jetojmë rruga Durrës-Kukës që i përshkon malet mu në zemër për të na bashkuar ne Shqiptarët këndej e andej kufijve në Kosovë më shpejt se kurrë.

Befasues mbetet për çdo kënd që udhëton këndej për herë të parë, tuneli i Kalimash-Thirrë, më gjigandi në Ballkan. Fluksi i udhëtarëve është rritur gjatë ditëve të fundit kur dhe sezoni veror ka mbërritur ka mbërritur në kulm të tij dhe drejt bregdetit shqiptar rrugëtojnë nga Kosova. Një pjesë e tyre janë mysafirët e ndalesës së maratonës së këngës popullore në qyteti e Kukësit. Në ndryshim nga herët e tjera stafi i televizionit Klan dhe këngëtarët priten në bashki nga kryetari i bashkisë Hasan Halilaj, ai e quan një eveniment të rëndësishëm për Kukësin këtë sipërmarrje të televizionit Klan dhe promotor.

Hasan Halilaj: “Kukësi është një qytet artdashës dhe i pret me kënaqësi këto artistë të cilët kanë një kontribut jo pak, po një kontribut jashtëzakonisht të shquar individual jo më t’i kesh në grup 30 e sa këngëtarë që janë të pranishëm në Kukës.”

Të gjithë këngëtarët e maratonës, plot 40 kanë mbërritur këtu në Kukës, në këtë qytet rrëze malit të Gjallicës, Hasit e Koretnikut. Peizazhit nuk i mungoni liqeni i Fierzës, pjesë e Drinit të Zi. Pikërisht në qendër të qytetit është vendosur skena, pikërisht në krah të memorialit kushtuar kosovarëve që erdhën në Kukës në 1999, nga këtu për tu shpërndarë anë e ënd nëpër Shqipëri.

Nga ndërtesa e bashkisë, skena duket e gjallë në përgatitje e sipër dhe sigurisht edhe stafi i televizionit Klan, motori që vuri në lëvizje maratonën e Këngës Popullore Qytetare.

Njëri pas tjetrit u ngjitën në skenë këngëtarët që mbushën këtë shesh me zëra të veçantë duke i dhënë jetë qytetit.

Nuhi Elezi: “Po normal emocionet janë edhe janë shumë, se është hera e parë që në qytetin e Kukësit bëhet Maratona e Këngës Popullore Qytetare, është hera e parë normal emocionet janë të mëdhaja. Po shihet një respekt i madh që i bëhet Kukësit.”

Irma Libohova: “Si këngëtare të them të drejtën nuk kam qenë ndonjëherë në Kukës nuk kam kënduar. Shumë vite më përpara dhe thjesht kam qenë transit, por sot e shoh që ka shuam njerëz e di që janë shumë të nxehtë dhe janë të ngrohtë.”

Bashkë me këngëtarët edhe banorët e Kukësit përjetuan një mbrëmje të vërtetë feste që zgjoi nga gjumi banorët e mbetur në këtë qytet, pasi të tjerët e kanë lënë Kukësin për të pushuar në det.

“Muzika shumë e mirë, faleminderit që keni ardhur në Kukës.”


“Gëzohem për këta dhe për iniciativën që ka marrë bashkia dhe ana juaj, tv Klani.”

“Ky festival sjell vetëm gëzim tek çdo pjesëmarrës.”

…/tvklan.al

Gazetare Irma Toptani