Lajme Arkiva 2003
Një maratonë në nderim të kujtimit të Nënë Terezës por edhe për të tërhequr vëmendjen e botës mbi Shqipërinë do të zhvillohet në Tiranë në datën 19 shtator, ditën e iluminimit të shenjtores shqiptare. Njerëzit vrapojnë, e quajtur ndryshe maratona e popujve, pasi në të pritet të marrin pjesë njerëz nga vende të ndryshme të botës, është prezantuar në një takim në Romë midis zëvendës Ministrit të Kulturës Shqiptare Halil Lalaj dhe presidentit të rajonit të Lacios Francesco Storaci i cili do të jetë i pranishëm në Tiranë në këtë ceremoni.
Halil Lalaj: Në rajonin e Lacios, ku përfshihet Roma siç dihet, u bë një takim me të gjithë ata që do të kontribuojnë për këtë veprimtari ashtu edhe me pjesëmarrjen e njerëzve të shtypit të medias në përgjegjësi. Kjo është një pjesë e shumë veprimtarive të tjera që do të ndërmerren jo vetëm në atë ditë, por në të gjitha ditët që do të paraprijnë 19 tetorin.
2500 vrapues nga e gjithë bota do të përshkruajnë një rrugë 21 kilometërshe që nis në sheshin “Nënë Tereza” dhe që do të prekë disa nga bulevardet kryesore të Tiranës, Zhan Dark, Bajram curri etj. Kjo do të kërkojë edhe një impenjim maksimal nga pala shqiptare pasi atë ditë do të paralizohet një pjesë e mirë e rrugëve të Tiranës ku do të kalojë maratona.
Ky aktivitet gjigandë sportiv do të pasohet edhe nga shumë aktivitete të tjera të vogla sportive dhe kulturore, si dy gara jo konkurruese për fëmijë manifestime në sheshe konkurse artistike etj. I gjithë aktiviteti do të transmetohet në mënyrë ekskluzive nga televizioni kombëtar Rai për Italinë dhe televizioni kombëtar Klan për Shqipërinë.
Ndërkohë 5 shtatori ka shënuar edhe përvjetorin e 6 të vdekjes së Nënë Terezës i cili është kujtuar në mbarë botën me mesha ta mbajtura në kujtim të saj. Edhe në Tiranë pranë katedrales së “Shën Palit” është zhvilluar një meshë e madhe nën drejtimin e Dom Gjergj Meta, ku kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë katolikë./tvklan.al