Turistë të huaj të ardhur nga shtete të ndryshme provuan rakinë në Gjirokastër. Gjatë kohës që qëndruan në rrugët e kalldrëmta ata ndoqën me interes procesin e zierjes së rakisë ndërsa edhe provuan shijen.
“E provova rakinë dhe më pëlqeu shumë, është hera e parë që e provoj. Gjithashtu pashë edhe të gjithë procesin e punës,”tha një turiste.
“Jam nga Republika Çeke jam shumë i suprizuar është hera e parë që provoj raki, është shumë e fortë,” tha një turist tjetër.
Aktiviteti “Festë në Sokak” u ndoq me interes ndërsa nuk mungoi as muzika polifonike. Ky është viti i parë që ky organizim zhvillohet në qytetin e gurtë ndërsa synohet që të kthehet në traditë.
Bjori Thana, organizator: Është viti i parë që zhvillohet dhe ne e kemi sjellë me qëllim në këtë periudhë të vitit për shkak se duam të ketë sa më shumë fisibilitet për të gjithë turistët që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe kemi si synim ta kthejnë atë në një festë të përvitshme, kështu që shpresojmë t’ia arrijmë.
“Festë në Sokak” u mbështet edhe nga Ministria e Kulturës.
Klan News