Marco Muharrem Saliu është një nga aktivistët dhe sipërmarrësit shqiptarë të Italisë që synon një vend në Parlamentin Europian.
I lindur në Medvegj dhe i emigruar në Itali rreth tre dekada më parë, Salihu është një biznesmen i suksesshëm me aktivitet kryesisht në Venecia dhe që në zgjedhjet europarlamentare kandidon për “Stati Uniti d’Europa” të ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi dhe ish-ministres së jashtme të Italisë, Emma Bonino.
Për të, pjesëmarrja në këtë garë është për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane pakicave dhe në mënyrë të veçantë shqiptarëve.
Ndaj kur mbeten edhe disa orë nga mbyllja e kutive të votimit, ai në një intervistë për Televizionin Klan u bëri apel në mënyrë të veçantë shqiptarëve të Italisë që të dilnin në votime.
Marco Muharrem Salihu – Kandidat për në PE: Kam një mesazh për të gjithë votuesit në Itali që të shkojnë drejt kutive të votimit sa më shumë të jetë e mundur, për bashkëkombasit e mi të dëshmojnë integritet dhe integrim sa më të madh dhe në këtë fushë, ashtu si po bëjnë në të gjitha fushat, të marrin pjesë në votime më shumë se gjithkush tjetër.
Marco Muharrem Salihu, krahas aktivitetit të tij në fushën e Hoteleri-Turizmit, kryesisht në zonën e Venecias, është një nga aktivitstët më të shquar të diasporës shqiptare.
Tv Klan