Ndonëse eurodeputetët e miratuan për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen dhe kabineti i saj rrezikon të bjerë. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes dy partive më të mëdha të koalicionit trepalësh në Parlamentin Europian për miratimin e dy prej 6 zv/presidentëve.
Mosmarrëveshjet nuk u kapërcyen as në takimin mes krerëve të Partisë Popullore Europiane, Socialdemorkatëve dhe liberalëve të “Reneë Europe”.
Ato që nisën krizën ishin socialdemokratët, të cilët kundërshtuan propozimin e nacionalistit italian Rafaele Fito, si zv/president të Komisionit Europian për Kohezionin dhe reformat. Fito u propozua nga von der Leyen për të tërhequr në mbështetje eurodeputetët Fratelli d’Italia, të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni, grup të cilit i përket edhe Fito.
Fito megjithatë, kundërshtohet nga socialdemokratët, që kërkojnë zëvendësimin e tij për shkak të pikpamjeve, që sipas tyre shkelin parimet europiane të të drejtave të njeriut. Ndërsa, Partia Popullore Europiane bllokoi propozimin e socialistes spanjolle, Tereza Ribeira e cila akuzohet nga opozita e djahtë e Spanjës për përgjegjësi në përmbytjet katastrofike në Valencia si ministre për Tranzicionin Ekologjik.
Analistët thonë se gjasat janë që nëse kabineti i Von der Leyen bie, Partia Popullore të krijojë një koalicion të ri me nacionalistët.
Tv Klan