Këngëtarja e njohur Eli Fara së fundmi në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka bërë të ditur se vajza e saj Marina ndodhet në një lidhje dashurie dhe ia ka dhënë aprovimin e saj.
Nuk vonoi shumë dhe Marina vendosi që partnerin e saj të ri ta prezantojë publikisht. Ajo ka hedhur një foto me të në makinë dhe duken një çift mjaft simpatik.
Fotoja është pëlqyer shumë dhe çifti ka marrë mjaft komplimenta. Një ndër komentet që ka rënë më shumë në sy ka qenë ai i Elit ku i ka dërguar emojin e disa fytyrave të buzëqeshura duke shprehur sërish pëlqimin e saj. Marina ia ka kthyer duke i thënë “Jeta ime”. /tvklan.al