Marina dhe Getoar Selimi u bekuan ditën e djeshme me një vogëlushe, të cilën zgjedhën që ta pagëzojnë me emrin Marget, një bashkim emrash ky i dy prindërve të bebushes.
Të përfshirë në gëzimin e çiftit janë familjarë, miq, kolegë dhe fansa të tyre, të cilët kanë uruar publikisht për ardhjen në jetë të fëmijës së çiftit të njohur të showbiz-it.
Në këtë moment kaq special nuk kishte si të mungonte një reagim nga moderatorja e njohur, Luana Vjollca e cila përmes një statusi në InstaStory ka zbuluar se e lumtur është për ardhjen në jetë të mbesës së saj.

“Ndjenja më e bukur në botë”, ka shkruar ajo duke shprehur gjithë gëzimin që mbesa e saj e vogël i ka sjellë./tvklan.al