Marine Le Pen sinjalizon ndryshimin e qasjes së Francës ndaj Ukrainës, nëse kreu i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella arrin të zgjidhet kryeministër i vendit. Në një intervistë për CNN, ish-drejtuesja dhe figura kyçe e partisë nacionaliste franceze la të kuptohet se ishte kundër planeve të presidentit Macron për të dërguar ushtarë apo për të lejuar ukrainasit të godasin me armë franceze, territorin rus.
“Ne e kemi mbështetur Ukrainën këto dy vite, por kemi vendosur 2 vija të kuqe, që janë dërgimi i trupave franceze në territorin ukrainas, sepse besoj se francezët janë plotësisht kundër kësaj dhe dërgimi i armëve franceze me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin Rusinë, duke e bërë kështu Francën, palë ndërluftuese në këtë konflikt.”
Të Dielën zhvillohet raundi i dytë i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë. Raundi i parë tregoi se Tubimi Kombëtar ishte pranë sigurimit të numrit të nevojshëm të deputetëve për të formuar qeverinë e re me kryeministër Jordan Bardella, drejtuesin e tyre.
Për të mos e lejuar këtë, Fronti Popullor dhe Rilindasit e Macron-it të renditur të dytët dhe të tretët vendosën të mbështesin kandidatët ata kandidatë të njëri-tjetrit në zonat ku ata kanë mbështetje më të lartë, në përballjen e drejtpërdrejtë me nacionalistët.
Tv Klan