Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Është koha për të ndihmuar ata që kanë më pak fat, se vetë marinsat amerikanë. Me këtë moto të përvitshme, korpusi i marinës ofron lodra për të vegjlit në ditë festash. Ka 56 vite që programi i tyre “çdo fëmijë meriton një lodër” shëtit në të gjithë botën.
Në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” janë dhuruar për Krishtlindje lodra për çdo fëmijë, por dhe për shtëpinë e fëmijës. Stina festive është një kohë gëzimi, lumturie dhe dashamirësie për fëmijët në nevojë. Me këtë rast përcillet mesazhi i shpresës, rindërtimit dhe mësimit të fëmijëve që jetojnë në varfëri me shembuj pozitiv.
Një lodër e vogël që shndrinë gjatë stinës së festave, i bënë këta fëmijë të mësojnë që dikush të kujdeset për ta. Mbi 230 milion lodra u janë shpërndarë më shumë se 116 milion fëmijëve në botë, që nga fillimi i këtij programi nga marinsat amerikanë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti