37% e fondit të rimëkëmbjes të dhuruar nga Bashkimi Europian do të përdoret për të ulur emetimet e gazrave
Kryeministri Mario Draghi ka marrë një vendim për pasojat e ndryshimit të klimës në qendër të planeve të tij për të drejtuar Italinë duke krijuar një superministri që do të nxisë përdorimin e energjisë së gjelbër.
Puna e parë e Draghi do të jetë rindërtimi i Planit të Rimëkëmbjes së Italisë, i cili duhet t’i dorëzohet Komisionit Evropian deri në prill për të kapur më shumë se 200 miliardë euro të fondeve të nevojshme për të ringjallur ekonominë e goditur nga recesioni.
Sipas një marrëveshjeje të BE-së, 37% e këtyre parave do të përdoren për të ulur emetimet e karbonit. Ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, i cili mori detyrën javën e kaluar, si kreu i një qeverie uniteti të krijuar për të larguar Italinë nga kriza e koronavirusit dhe rënia ekonomike, ka zgjedhur fizikantin Roberto Cingolani për të drejtuar një ministri të re të tranzicionit të ekologjisë.
Cingolani do të marrë përsipër çështjet e energjisë të ndara më parë me ministritë e tjera dhe t’i kombinojë ato me ato të mjedisit.
Sidoqoftë, disa anëtarë të Lëvizjes 5 Yje, janë shprehur të zhgënjyer që ministria e re do të marrë vetëm njerëz nga krahu i djathtë dhe jo pjesën tjetër, e cila përfshin zgjidhjen e krizës së biznesit dhe tregtinë ndërkombëtare.
Politikat e klimës janë thelbësore në agjendën e Brukselit, i cili dëshiron të arrijë emetimet zero deri në vitin 2050 dhe disa vende kanë ngritur tashmë ministri të ndara, duke përfshirë Francën, Spanjën dhe Portugalinë.
Masa e Draghi vjen ndërsa Italia përgatitet të bisedojë me Britaninë për klimën, të cilat pritet të rrisin ambiciet tani që Presidenti Joe Biden është zotuar që të frenojë ngrohjen globale.
Në Dhjetor, udhëheqësit e BE ranë dakord të ulnin emetimet e gazeve serë me të paktën 55% deri në 2030. Kjo gjë po e vë në presion Italinë për të rregulluar planin e energjisë që prezantoi vitin e kaluar duke bërë thirrje që burimet e rinovueshme duhet të përbëjnë 30% të konsumit përfundimtar të energjisë deri në 2030.
Klan News