Brenda afateve kushtetuese, pra brenda javës se pare te Marsit edhe një tjetër deputetet socialist përveç Blushit, Islamit dhe Harasanit do te thyejë bojkotin parlamentar dhe do te bëjë betimin si deputet i mandatuar ne 28 Qershor nga elektorati socialist.

Në një intervistë për Klan Marko Bello deklaron se ky vendim i katër deputeteve do te pasohet nga i gjithë grupi parlamentar i socialisteve.

Marko Bello: “Nga kontaktet tona me kolegët kemi krijuar bindjen që tashmë një numër i konsiderueshëm i të zgjedhurit të Partisë Socialiste janë gati të respektojnë kushtetutën. Zoti Rama nuk ka alternativë tjetër përveç të lejojë grupin parlamentar të zërë vende në parlament.”

Duke mos pranuar t’i përgjigjet pyetjeve hipotetike se çfarë do te ndodhë ne rast se shkelet vendimi politik për thyerjen e bojkotit, Bello gjithsesi deklaron se Rama nuk mund te përjashtojë nga partia deputetë qe kane jo pak kontribute ne këtë parti.

Marko Bello: “Jemi njerëz me kontribute në këtë parti. Sigurisht, asnjë prej nesh përfshirë zotin Rama, aq më pak zoti Rama nuk i ka dhënë më shumë se ç’i ka marrë Partisë Socialiste, prandaj detyrimi ynë ndaj kësaj force politike është jashtëzakonisht i madh. Që do të thotë që ne do ta bindim shumicën e grupit të vijë në parlament. Çdo mendje e çoroditur që do të mendonte të kundërtën se duke përjashtuar një përfaqësues të saj pse vetëm ky ka respektuar kushtetutën e vendit herët a vonë do të përfundonte pa mëshirë jashtë sistemit demokratik. Ky është një harakiri, pastaj që do të rrezikonte vetë të ardhmen e Partisë Socialiste”.

Deputeti Bello përshëndet projektrezolutën e reporterëve te KE dhe ndan te njëjtin mendim se transparenca e zgjedhjeve mund te behet duke qene te pranishëm ne sallën e parlamentit dhe jo vetëm ne rruge duke protestuar./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka