Marko Gjuriç nuk do jetë më drejtori i Zyrës së për Kosovën si dhe koordinator i Serbisë për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë serbe, është marrë vendimi që Gjuriç të emërohet ambasaodor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave serbe, Gjuriç shumë shpejt do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë detyrën zyrtarisht.
Tashmë pritet që qeveria të publikojë emrin që do zërë vendin e Gjuriç në Zyrën për Kosovën./tvklan.al