Drejtori i Zyrës për Kosovën, njokohësisht dhe koordinatori për dialogun Kosovës-Serbi, Marko Gjuriç i është përgjigjur deklaratave të Avdullah Hotit.
Në një deklaratë për media Gjuriç u shpreh se Hoti nuk mund të shpëtojë nga krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe shtoi se çështja do të mbyllet.
“Hoti mund ta gënjejë publikun sa të dojë, por ai nuk do t’i shpëtojë krijimit të Bashkimit të Komunave Serbe. Ai thotë tjetër gjë në takimet në Bruksel, dhe jo vetëm premton të mundësojë formimin e Bashkimit të Komunave Serbe, por gjithashtu garanton edhe kompetenca shtesë për të”, shprehet Gjuriç.
Më herët kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se në Bruksel nuk do të diskutohet më për Asociacionin e Komunave Serbe./tvklan.al